Sipas Ben Jacobs, Liverpool ka ndërprerë interesimin për Yan Diomande pasi u bë e qartë se sulmuesi i Leipzig preferon Paris Saint-Germain si destinacionin e tij të ardhshëm. “Të Kuqtë” ishin gjithmonë të gatshëm të tërhiqeshin nga gara nëse procesi i transferimit zgjatej shumë, prandaj ata tashmë kanë një listë me alternativa të tjera.
Në krye të listës është ylli i PSG-së, Bradley Barcola, i cili mund të shitet nëse klubi francez e transferon Diomanden. Liverpooli po i afrohet transferimit të dytë të verës për të cilin ndoshta nuk keni dëgjuar kurrë Megjithatë, Arsenali do të rivalizonte Liverpoolin për shërbimet e reprezentuesit francez, në rast se PSG ndryshon qëndrim dhe e bën atë të disponueshëm.
Liverpool po ashtu po monitoron Said El Mala të Kolnit, Matias Fernandez të Lille dhe Yankuba Minteh të Brightonit. Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë shenjë që klubi anglez të ketë hyrë në kontakte zyrtare me ndonjërin prej tyre./ Telegrafi
