Dy automjete janë djegur në orët e para të mëngjesit në zonën e Bradasheshit, në Elbasan. Zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat kanë nisur menjëherë veprimet hetimore për të zbardhur shkakun e zjarrit dhe për të identifikuar personat e mundshëm të përfshirë.
Në kuadër të hetimeve, grupi hetimor po analizon pamjet e kamerave të sigurisë të instaluara në zonë, të cilat mund të ndihmojnë në sqarimin e dinamikës së ngjarjes. Megjithëse nuk ka ende një përfundim zyrtar mbi shkaqet, hetimet janë fokusuar kryesisht te pista e zjarrvënies së qëllimshme.
