Shpërndaje në: Dy vëllezër janë arrestuar në Obiliq pasi u përfshinë në një përleshje fizike, e cila dyshohet se ndodhi pas një mosmarrëveshjeje lidhur me një pronë. Gjatë konfliktit, të dyshuarit janë sulmuar fizikisht mes vete, ndërsa njëri prej tyre ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.
Në vendin e ngjarjes, Policia ka gjetur dhe konfiskuar një shufër metalike, e cila dyshohet se është përdorur gjatë përleshjes. “Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar te dyshuari janë ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, thuhet mes tjerash në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
