Pas tërmetit shkatërrues, Venezuela kërkon kthimin e arit të bllokuar

0%

Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodríguez, i ka kërkuar Mbretit Charles III të Mbretërisë së Bashkuar kthimin e arit venezuelan të depozituar në Bankën e Anglisë, me qëllim përdorimin e tij në ndërhyrjet e rindërtimit pas dy tërmeteve të 24 qershorit.

Rodríguez deklaroi se ka vendosur t’i dërgojë një letër Mbretit të Anglisë për lirimin e arit të mbajtur në Bankën e Anglisë, duke theksuar se ky ar i përket popullit venezuelan dhe duhet të përdoret për përballimin e pasojave të tërmeteve.

Ajo kërkoi gjithashtu heqjen e sanksioneve dhe lirimin e burimeve financiare të Venezuelës të bllokuara jashtë vendit, duke theksuar se këto fonde do të shërbenin për punësim, arsim dhe shërbime sociale. Rodríguez bëri të ditur se ka zhvilluar bisedime edhe me drejtoreshën e Fondit Monetar Ndërkombëtar për zhbllokimin e burimeve venezuelane të mbajtura nga kjo organizatë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Caracasi prej vitesh kërkon kontrollin mbi rezervat e arit të Venezuelës të depozituara në Londër, të cilat janë bërë pjesë e një mosmarrëveshjeje gjyqësore ndërkombëtare. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com