Pas reshjeve të shiut, lirohet për qarkullim magjistralja

0%

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se është liruar për qarkullim magjistralja Ferizaj–Gjilan, në fshatin Dardani, e cila ishte bllokuar si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut. Sipas njoftimit të Policisë, pas uljes së intensitetit të reshjeve dhe ndërhyrjes së shërbimeve emergjente, është bërë i mundur largimi i ujit nga rruga, duke rikthyer qarkullimin normal të automjeteve.

“Si rrjedhojë, magjistralja Ferizaj – Gjilan, në fshatin Dardani, është liruar plotësisht për qarkullimin e automjeteve dhe trafiku tashmë po zhvillohet normalisht në të dy drejtimet. Falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e treguar gjatë menaxhimit të kësaj situate, ndërsa apelojmë te shoferët e automjeteve të kenë kujdes në rrugën me lagështi”, thuhet në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com