Spanja me besim para Austrisë

0%

Spanja vijon përgatitjet për ndeshjen e fazës me eliminim direkt të Kupës së Botës kundër Austrisë. Një nga figurat kryesore të skuadrës, Lamine Yamal, ka deklaruar se ndihet në formë të mirë fizike dhe plot besim për sfidën e radhës. Sulmuesi 18-vjeçar u shpreh se aktualisht është në formë shumë të mirë dhe i gatshëm të luajë një ndeshje të plotë.

Ai theksoi gjithashtu besimin në potencialin e Spanjës për të fituar turneun dhe se nuk sheh asnjë kombëtare të pamposhtur, përfshirë Francën, duke shtuar se faza me eliminim direkt është krejtësisht e ndryshme nga ndeshjet e grupeve. “Ndihem shumë mirë, kam shumë dëshirë dhe entuziazëm. Jam në 80-90 për qind të formës dhe jam gati të luaj 90 minuta kundër Austrisë.

Besoj se mund ta fitojmë Kupën e Botës. Nuk shoh asnjë kombëtare të pamposhtshme. As Franca nuk është më e fortë se ne. Nuk na kanë mundur që nga Evropiani. Faza e grupeve nuk ka asnjë lidhje me ndeshjet me eliminim direkt. Besoj se do të shpallemi kampionë bote”. Duke komentuar kritikat e mediave për paraqitjet e Spanjës, Yamal theksoi se rezultati është ajo që ka më shumë rëndësi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai pranoi se skuadra ka ende hapësira për përmirësim dhe se potenciali i saj është shumë më i madh se sa është parë deri tani në turne. Sulmuesi tha se nuk ndjen presion dhe është i gatshëm të marrë përgjegjësi në momentet vendimtare, me bindjen se mund të bëjë diferencën kur skuadra ka më shumë nevojë.

Spanja do të përballet me Austrinë më 2 korrik në Los Angeles, në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës. Pas dy fitoreve dhe një barazimi në fazën e grupeve, “La Roja” synon të vazhdojë rrugëtimin në turne dhe të mbajë gjallë shpresat për titullin botëror.

Burimi: Bota Sot