NASA mund të çojë topin e Botërorit në Hënë

0%

Nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës fitojnë Botërorin 2026, NASA do të çojë topin e futbollit në Hënë. Ky është premtimi i administratorit të Agjencisë Hapësinore Amerikane, Jared Isaacman, i cili po përpiqet t’u japë zemër lojtarëve. “Ne do ta çojmë topin e futbollit atje. Pra ky është një motivim i vogël për Shtetet e Bashkuara. Kjo është sfida, në rregull?

Ekipi i SHBA-së, bëni punën tuaj!” Më herët, topi i Botërorit u dërgua në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar, por kjo sfidë është akoma më e vështirë. Përfaqësuesja amerikane e futbollit për meshkuj është pjesë e skuadrave të fazës së 1/16 të Kupës së Botës 2026 dhe nuk e ka fituar më parë këtë turne. Ndryshe ka ndodhur me skuadrën e femrave amerikane, e cila ka marrë 4 tituj botërorë.

Burimi: Bota Sot