Një muaj paraburgim të dyshuarës për vrasjen në Ferizaj, dyshohet se

0%

Gjykata Themelore e Ferizajt i ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurës A.R., e cila dyshohet për vrasjen e një personi në orët e vona të së dielës, më . Sipas njoftimit të Gjykatës, pas një mosmarrëveshjeje dhe përleshjeje fizike me viktimën, e pandehura dyshohet se ia mori armën e zjarrit dhe qëlloi në drejtim të tij, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.

“Në kompleksin banesor “I.C.”, të marr me qera nga babai i të pandehurës M.B., e pandehura ka privuar nga jeta tani të ndjerin F.H., në atë mënyrë që tani i ndjeri kishte shkuar në banesën, në të cilën ndodhej e pandehura.

Gjatë qëndrimit në banesë, pas një mosmarrëveshje dhe përleshje fizike në mes tyre, e pandehura merr armën e zjarrit nga tani i ndjeri dhe shtënë një herë në drejtim të tij”- sqarohet në njoftim. Sipas gjykatës, si pasojë e plagëve vdekjeprurëse të shkaktuara nga e pandehura, viktima kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

KALLXO.com raportoi vrasja kishte ndodhur të dielën, më , rreth orës në rrugën “Sejdi Sejdiu”. Policia kishte konfimuar se ngjarja ka ndodhur pas një një përleshje ku dyshohet se është përdorur arma e zjarrit.

Burimi: Kallxo