Shala firmos me Prishtinën

0%

Futbollisti i talentuar Jon Shala ka firmosur me klubin me renome Prishtina. Shala luan në pozitën e mesfushorit dhe pritet shumë në të ardhmen prej tij. “FC Prishtina njofton se mesfushori i talentuar Jon Shala ka nënshkruar kontratën e tij të parë profesionale me klubin, e cila do ta mbajë atë te bardhekaltrit për katër vitet e ardhshme.

Pasi spikati me ekipin U19 dhe debutoi me ekipin e parë si titullar në ndeshjen e fundit të sezonit ndaj KF Drenicës, Shala fiton besimin e klubit dhe bëhet pjesë e projektit të ekipit të parë. Ky është një tjetër hap i FC Prishtinës në promovimin dhe zhvillimin e futbollistëve të dalë nga akademia ”, ka njoftuar FC Prishtina..

Burimi: Bota Sot