Nga 1 korriku do të shtrenjtohen biletat e transportit publik në

0%

Biletat e transportit publik urban në Prishtinë do të shtrenjtohen duke filluar nga data , pas vendimit të miratuar nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. Sipas vendimit, bileta e rregullt nga 0.50 euro do të kushtojë 0.80 euro, ndërsa për përdoruesit e kuletës digjitale çmimi do të jetë 0.60 euro.

Drejtori i Mobilitetit në Komunën e Prishtinës, Pëllumb Bajqinovci, ka bërë të ditur për KALLXO.com se me vendimin e ri janë përcaktuar edhe tarifa më të favorshme për kategoritë ditore, javore dhe mujore. “Ju njoftojmë se Kryetari i Kryeqytetit ka miratuar vendimin për përditësimin e tarifave të transportit publik në Prishtinë, i cili hyn në fuqi më .” – tha ai.

Ai ka bërë të ditur se bileta e rregullt do të kushtojë 0.80 euro, ndërsa përdoruesit e kuletës digjitale do ta paguajnë 0.60 euro. “Me këtë vendim, bileta e rregullt nga 0.50 euro kalon në 0.80 euro, ndërsa me kuletën digjitale çmimi është 0.60 euro.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Po ashtu, janë përcaktuar çmime më të favorshme në të gjitha kategoritë ditore, javore dhe mujore, veçanërisht për përdoruesit e kuletës digjitale.” – shtoi Bajqinovci. Sipas tij, ky vendim është pjesë e procesit të digjitalizimit dhe modernizimit të transportit publik në kryeqytet.

“Ky vendim është pjesë e procesit të digjitalizimit dhe modernizimit të sistemit të transportit publik, me synim krijimin e një shërbimi më efikas, më të qëndrueshëm dhe më cilësor për qytetarët.” – potencoi ai. Çmimorja e biletave të Trafikut Urban Prishtinë Tutje, Bajqinovci ka thënë se përditësimi i tarifave është mbështetur në analizat e kryera gjatë muajve të fundit.

“Përditësimi i tarifave është bazuar në analizat financiare dhe operacionale të realizuara gjatë muajve të fundit dhe mbështet zbatimin e reformave të planifikuara në sistemin e transportit publik.” – tha tutje Bajqinovci.

Kujtojmë që nga data deri më , punonjësit e Trafikut Urban kishin hyrë në protestë për nëntë ditë rresht, për shkak të mospagesës së pagave dhe mungesës së buxhetit, situatë që kishte paralizuar pothuajse plotësisht transportin publik në kryeqytet.

Gjatë kësaj periudhe, për shkak të vështirësive financiare dhe mungesës së furnizimit me karburant, Trafiku Urban kishte ndërprerë qarkullimin në të gjitha linjat që nga dita e parë e protestës. Në kulmin e krizës së transportit publik, Kuvendi Komunal i Prishtinës kishte mbajtur një seancë të jashtëzakonshme, ku ishte votuar bartja e mjeteve nga viti 2024 në vitin 2025.

Ky vendim ishte miratuar me shumicë votash, me 38 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim. Ndërkohë, protestat e punonjësve të Trafikut Urban dhe linjave private kishin vazhduar para objektit të Komunës së Prishtinës, ku ata kishin kërkuar zgjidhje për vonesat në paga që, sipas tyre, kishin nisur që nga muaji korrik, si dhe për përballjen me vështirësitë financiare të ndërmarrjes.

Në anën tjetër, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, kishte akuzuar Qeverinë në detyrë për bllokimin e mjeteve të të hyrave vetanake të komunës, ndërsa ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, kishte deklaruar se Komuna ishte futur në obligime pa mbulesë për shkak të vendimeve me karakter elektoral.

Ndërsa 11 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama , kishte marrë vendim që disa kategori të qytetarëve të liroheshin nga pagesa e biletave në autobusët e “Trafikut Urban”.

Sipas vendimit të datës , nga data nga pagesa e biletave përfshihen stafi shëndetësor, si dhe personeli administrativ, teknik dhe mbështetës në të gjitha institucionet shëndetësore në kryeqytet. Po ashtu, nga pagesa lirohen edhe nxënësit e shkollave të mesme në Prishtinë, si dhe studentët e kryeqytetit.

Burimi: Kallxo