Në Prizren sekuestrohen 782 euro të dyshuara si të falsifikuara

0%

Një zyrtar i një banke në Prizren ka dorëzuar në Policinë e Kosovës 782 euro të dyshuara si të falsifikuara. Sipas njoftimit policor, rasti është raportuar më në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren. Ankuesi, zyrtar i një banke, ka dërguar në stacion policor shumën 782 euro, të cilat sipas tij dyshohet se janë të falsifikuara.

Paratë e dorëzuara përfshijnë dy kartëmonedha nga 200 euro; tri kartëmonedha nga 50 euro; dy kartëmonedha nga 20 euro; një kartëmonedhë prej 10 eurosh; 80 monedha nga 2 euro dhe 22 monedha nga 1 euro. Policia ka bërë të ditur se paratë janë sekuestruar. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti “Falsifikim i parasë”, ndërsa rasti mbetet në hetime.

Burimi: Kallxo