Më të dashuruar se kurrë, partnerja e Lamine Yamal surprizon me

0%

Lamine Yamal vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar në futbollin botëror, por këtë herë jo vetëm për paraqitjet e tij në fushë. Në rrjetet sociale po qarkullojnë imazhe që kanë tërhequr vëmendjen e tifozëve, ku e dashura e talentit spanjoll shihet me dy varëse plot domethënie.

Njëra prej tyre mban inicialet “LY”, ndërsa tjetra ka të gdhendura numrat 10, 19, 27 dhe 41 – të gjithë numrat që Lamine Yamal ka mbajtur në fanellë gjatë karrierës së tij deri më tani. Ky gjest është interpretuar nga fansat si një shenjë e fortë mbështetjeje dhe afeksioni ndaj yllit të Barcelonës, duke bërë që fotografitë të bëhen virale në rrjetet sociale.

Ndërkohë, edhe vetë Yamal ka tërhequr vëmendjen me aksesorët e tij gjatë mbërritjes në Kupën e Botës. Futbollisti u pa me dy zinxhirë të veçantë: një të frymëzuar nga festimi i tij ikonik “304” dhe një tjetër me logon e personazhit të famshëm Batman, shkruan Tch.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pamjet kanë nxitur reagime të shumta në internet, ku tifozët i kanë cilësuar dyshen si një nga çiftet më simpatike të momentit në botën e futbollit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com