Ka nisur shqyrtimi gjyqësor në rastin që lidhet me sulmin ndaj kanalit të Ibër-Lepencit në Varagë të Zubin-Potokut, ndërsa tre të akuzuarit kanë përsëritur se nuk ndihen fajtorë për veprat që u ngarkohen. Në seancën e së enjtes, vëllezërit Dragisha Viqentijeviq dhe Jovan Viqentijeviq, së bashku me Igor Dimoviqin, u deklaruan sërish të pafajshëm para trupit gjykues.
Ky nuk është deklarimi i tyre i parë, pasi të njëjtin qëndrim e kishin mbajtur edhe në seancën fillestare të zhvilluar më . Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
