MPB Maqedoni njofton se dje , në orën , në Pikën Kufitare “Deve Bair”, në dalje nga shteti, zyrtarë policorë e privuan nga liria Ç.A. (40) nga Republika e Shqipërisë. “Gjatë kontrollit kufitar dhe kontrollit të një automjeti transportues “Volvo” me targa të Shqipërisë, të cilin ai e drejtonte, në kabinën e tërheqësit u gjetën dhe u konfiskuan 24 paketime me marihuanë”.
“Për rastin është njoftuar prokurori publik, ndërsa Ç.A. është mbajtur në stacion policor për procedurë të mëtejshme”, thonë nga MPB.
