Nafta, benzina dhe gazi: Cilat janë çmimet maksimale për sot?

0%

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës që vlejnë për të mёrkurёn, më . Sipas njoftimit, çmimi maksimal i naftës është kufizuar në 1.39 euro për litër, ndërsa për benzinën është caktuar çmimi 1.35 euro për litër. MINTI po ashtu ka kufizuar edhe çmimet e gazit për 0.68 euro për litër.

Këto çmime do të hyjnë në fuqi nga ora . Qytetarët që kanë ankesa mund t’i adresojnë në [email protected] ose në numrin e telefonit 0800 11000. Krahasuar me një ditë më parë, më , çmimi i naftës ka qenë 1.38 euro për litër, pra për një cent më lirë se sot. Kurse çmimi i benzinës dhe i gazit nuk kanë lëvizur.

Çmimet e naftës kanë filluar rënien pas zhvillimit dhe përparimit të bisedimeve mes SHBA-së dhe Iranit të cilat po ndërmjetësohen nga Pakistani dhe Katari. Në Kosovë, opozita e Legjislaturës së X-të, e cila kishte dalur nga zgjedhjet e dhe përfundoi mandatin më , kishte kërkuar nga Qeveria heqjen e akcizën ose TVSH-së në derivate, duke thënë se kjo do të ulte çmimin në treg.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Mirëpo në atë kohë ministrja në detyrë Mimoza Kusari-Lila, gjatë fjalës së saj në seancën e Kuvendit më kishte thënë se heqja e akcizës ose TVSH-së do të ndikonte vetëm tek operatorët, por jo edhe te qytetarët.

LDK me përkrahje të PDK-së dhe AAK-së kishte paraqitur propozim-rezolutën lidhur me rritjen e çmimeve të naftës, mungesën e ndërhyrjes së Qeverisë, si dhe ndikimin e drejtpërdrejtë në koston e jetesës dhe stabilitetin ekonomik të vendit. Një gjë e tillë nuk ishte përkrahur nga LVV-ja dhe si rrjedhojë rezoluta nuk arriti të votohet më pasi nuk pati kuorum.

Më , SHBA dhe Izraeli nisën sulme ajrore të koordinuara kundër Iranit. Regjimi iranian është kundërpërgjigjur duke sulmuar baza ushtarake dhe përfaqësi diplomatike në vendet e rajonit por ka bombarduar edhe objekte të tjera të vendeve që konsiderohen si aleatë të Shteteve të Bashkuara. Gjithashtu, Irani vazhdon të sulmojë edhe caqe në territorin izraelit.

Në muajin mars, MINTI-i kishte marrë një tjetër vendim në lidhje me çmimet e derivateve, duke përcaktuar marzhën tregtare të fitimit të lejuar prej 2 centë për litër për shitjet me shumicë dhe 12 centë për litër për shitjet me pakicë.

Burimi: Kallxo