Gjermania është eliminuar nga Kupa e Botës në fazën e 1/16-tës, pasi është mposhtur nga Paraguai pas ekzekutimit të penalltive, në një ndeshje që përfundoi 1-1 pas kohës së rregullt dhe shtesës.
Sipas raportimeve të gazetës gjermane Bild , gjatë serisë së penalltive ka pasur tension dhe pasiguri brenda ekipit kombëtar gjerman lidhur me përzgjedhjen e gjuajtësit të radhës, çka ka ndikuar në rrjedhën e ngjarjeve vendimtare.
Pas gjuajtjeve të realizuara nga Kai Havertz (i pasaktë), Joshua Kimmich (i saktë), Jamal Musiala (i saktë), Nick Woltemade (i pasaktë) dhe Nadiem Amiri (i saktë), vendimi për ekzekutuesin e radhës është bërë problematik për stafin teknik dhe lojtarët në fushë, transmeton Sinjali Në listën e lojtarëve të mbetur në atë moment ishin Leon Goretzka, Waldemar Anton, Nathaniel Brown, Malick Thiaw dhe portieri Manuel Neuer.
Megjithatë, sipas raportimeve, disa prej tyre kanë hezituar të marrin përgjegjësinë në një moment të tillë presioni të madh. Në fund, përgjegjësia ka rënë te qendërmbrojtësi Jonathan Tah, i cili nuk kishte eksperiencë të mëparshme në ekzekutimin e penalltive në karrierën e tij. Ai nuk arriti të shënojë, duke vulosur eliminimin e Gjermanisë nga turneu.
Ky eliminim ka sjellë kujtime edhe nga situata të ngjashme historike, si finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2012 mes Bayern Munich dhe Chelsea, kur disa lojtarë të Bayern-it hezituan të marrin përgjegjësi në penallti, ndërsa portieri Manuel Neuer madje u detyrua të gjuante nga pika e bardhë.
Në fund, humbja e Bastian Schweinsteiger në serinë vendimtare i dha trofeun skuadrës angleze dhe mbetet një nga momentet më të dhimbshme në historinë e klubit gjerman. 🚨 Leon Goretzka refused to take a penalty during Germany’s shootout defeat to Paraguay. 😳🇩🇪 After Manuel Neuer kept Germany alive by saving Fabián Balbuena’s spot-kick, Joshua Kimmich searched for someone to take the next penalty.
First Goretzka, the most experienced player,… pic.twitter.com/3SyU4RN9Bz — Transfer News Live (@DeadlineDayLive) June 30, 2026 Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
