Breshëri gjatë natës shkatërron pemëtarinë, dëme të mëdha në Zavalinë

0%

Stuhia e breshrit shkatërron pemëtarinë në Zavalinë të Elbasanit. Një stuhi e fuqishme breshëri, e shoqëruar me erëra të forta gjatë orëve të natës, ka shkaktuar dëme të mëdha në sektorin e bujqësisë në njësinë administrative Zavalinë, në Elbasan.

Sipas banorëve është dëmtuar një sipërfaqe e madhe toke bujqësore, një nga sektorët kryesorë të ekonomisë për këtë zonë. ​Banorët thonë se rrebeshi i breshrit ka zgjatur për disa minuta, por ka qenë aq i dendur sa ka zhveshur pemët frutore nga gjethet dhe ka shkatërruar plotësisht prodhimin e këtij viti. ​Pemët e mollëve, kumbullave dhe vreshtat e rrushit, të cilat ishin në fazën e rritjes së frutit, janë dëmtuar pothuajse 100%.

Dëme të konsiderueshme janë shënuar edhe në perimet e stinës, apo sipërfaqet e mbjella me misër​. Fermerët kërkojnë mbështetje financiare, pasi pa ndihmën e shtetit do ta kenë të pamundur të rimëkëmben nga ky dëm.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot