Murataj e Tafili lënë “gjurmë” te Vllaznia kundër nënkampionëve

0%

Ekipi i Vllaznisë ka përmbyllur ndeshjen e 3-të në fazën përgatitore që po mban në Slloveni. Në miqësoren kundër FC Koper, nënkampionë të ligës sllovene, shkodranët u mposhtën 2:4. Golat për kuqeblutë e drejtuar nga Edi Martini, mbajtën “firmën” e Muratajt dhe Tafilit.

Kjo fazë përgatitore, vjen në vigjilje të raundit të parë në Conference League, ku Vllaznia do të përballet me sistem vajtje-ardhje kundër Malishevës, ekip shqiptar që militon në Superligën e Kosovës.

Burimi: Bota Sot