Ensisio “kërcënon” Francën: Nuk kemi frikë asnjë

0%

Pas eliminimit të bujshëm të Gjermanisë të në raundin e 16-të të Kupës së Botës, Hulio Ensiso, golashënuesi i Paraguajit në pjesën e parë, paralajmëroi se ai dhe shokët e tij të skuadrës “nuk kishin frikë nga askush”, dhe beson se francezët, të cilët t’i takojë në të 8-tën, “janë yje” nuk ka rësye tqë ketë frikë. “Ne i respektojmë shumë francezët sepse i njohim lojtarët e tyre.

Ata kanë futbollistë shumë të mirë. Por ne nuk kemi frikë nga askush”, u përgjigj lojtari i Strasburgut kur u pyet nëse kishte pasur frikë të përballet me djemtë e Deshamps në raundin e 16. Të dyja skuadrat do të takohen të shtunën në Filadelfi a, “Les Bleus” mundën Suedinë të martën. “Është një ekip shumë i mirë, me lojtarë të nivelit shumë të lartë.

Nuk ka nevojë t’i përmendim, ata janë yje. Ata fi tojnë gjithçka dhe ne do të përgatitemi për t’u përballur me ta si të tillë”, tha ai, duke shtuar. “Ne gjithashtu kemi pikat tona të forta dhe me stilin tonë të lojës, ne do të përpiqemi të vëmë çdo kundërshtar në vështirësi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Mesazhi i trajnerit ishte i qartë, ai dhe të gjithë bashkatdhetarët tanë tashmë ishin krenarë për ne sepse tashmë kishim bërë histori. Ai ishte në gjendje të na siguronte se mund të bëheshim legjenda të vendit tonë, dhe kjo është pikërisht ajo që ndodhi”, ka thënë Autori I golit të skuadrës së tij kundër Gjermanisë.

Një gol i cili ka hapur shanset e Paraguajit për të vazhduar kualifi kim, gjë e cila ka detyruar presidentin evendit që datën 29 qershor, ditën kur Paraguaji ka eleminuar Gjermaninë dhe e ka kuar vendin mes 16 më të mirave të Botës, ta shpallë si ditë feste kombëtare.

Burimi: Bota Sot