Futbollisti Meti Useini i mbetet besnik klubit me renome Lirisë së Prizrenit. Lajmi bëhet i ditur në faqen e klubit prizrenas. “Meti Useini vazhdon! Paraqitjet e tij, profesionalizmi dhe përkushtimi i treguar me fanellën bardhezi kanë bërë që vazhdimi i bashkëpunimit të jetë një hap i natyrshëm për të dyja palët.
Jemi të bindur se përvoja, karakteri dhe cilësitë e Metit do të jenë sërish një vlerë e madhe për ekipin në sezonin e ri!”, thuhet në njoftimin e Lirisë..
Burimi:
Bota Sot
