Merino futet në histori dhe bëhet lojtari i parë…

0%

Mikel Merino vazhdon të shkruajë historinë me kombëtaren e Spanjës në Kupën e Botës. Mesfushori u bë lojtari i parë që shënon dy gola vendimtarë për Spanjën pas minutës së 80-të në të njëjtin turne. Fillimisht ai siguroi fitoren ndaj Portugalisë në raundin e kaluar, ndërsa sot ishte sërish heroi në triumfin ndaj Belgjikës.

Golat e tij kanë rezultuar vendimtarë për kualifikimin dhe suksesin e ekipit spanjoll. Me paraqitjet e tij vendimtare, Merino po konfirmohet si një nga heronjtë e Spanjës në këtë Botëror.

Burimi: Bota Sot