Iberikët janë 1 ndeshje larg rekordit historik të Italisë

0%

Kombëtarja e Spanjës po kalon një periudhë të jashtëzakonshme, duke mbetur e pamposhtur në 36 ndeshje radhazi, një rekord në historinë e ekipit. Nëse spanjollët nuk humbasin ndaj Francës në gjysmëfinale, edhe pas 120 minutash lojë, do të barazojnë rekordin evropian të Italisë me 37 ndeshje pa humbje.

Skuadra e drejtuar nga Luis de la Fuente vazhdon të tregojë stabilitet dhe cilësi në çdo repart. Një nga protagonistët kryesorë është Rodri, i cili ka realizuar 62 pasime depërtuese në 2/3-at e fushës gjatë Kupës së Botës 2026. Ky është numri më i lartë i regjistruar në një edicion të Botërorit që nga Toni Kros me Gjermaninë në vitin 2014.

Me formën aktuale dhe statistikat mbresëlënëse, Spanja mbetet një nga favoritët kryesorë për të fituar trofeun.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot