Më shumë çifte të shkurorëzuara në 2025 se një vit më parë, prin

0%

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka njoftuar se në vitin 2025 janë regjistruar 2192 shkurorëzime të çifteve bashkëshortore. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, ku janë regjistruar 2146 shkurorëzume, u evidentua një rritje prej 2,1%.

Numri më i madh i shkurorëzimeve sipas komunave është evidentuar në Prizren me gjithësej 192 shkurorëzime ose 8,8%; e pasuar nga Prishtina me 175 shkurorzime ose 8,0% dhe në vendin e tretë u rendit Peja me 163 shkurorzime ose 7,4%. Sipas kohëzgjatjes së martesave që përfunduan me shkurorëzime dominon martesa me kohëzgjatje 5-9 vite, ku u regjistruan gjithsej 627 raste ose 28.6%.

Pas tyre renditen martesat me kohëzgjatje 10-14 vjet me 297 raste ose 13.5%. Te shkurorëzimet sipas grupmoshave, te gratë dominon mosha 25-29-vjeçare me 463 raste ose 21,1% kurse te burrat mosha 30-34-vjeç, me 464 raste ose 21,2%. Statistika e plota për numrin e shkurorëzimeve në vitin 2025 mund t’i gjeni KËTU

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Kallxo