Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik, shkruan Gazeta Sinjali. Statistikat tregojnë se mijëra gjoba shqiptohen çdo ditë në vendin tonë.
Vetëm në 24-orëshin e fundit janë shënuar 2 mijë e 562 gjoba trafiku të shqiptuara nga Policia e Kosovës. Siç bëhet e ditur në raportin policor, 17 aksidente trafiku me persona të lënduar, si dhe 38 aksidente me dëme materiale, ndërsa një me fatalitet. Sa i përket sigurisë publike, janë arrestuar 20 persona, 11 persona janë dërguar në mbajtje, kurse 2 në vuajtje të dënimit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
