FIFA kërkon të shtyhet ndeshja Francë – Paraguaj

0%

Ndeshja e 1/8 së finales, mes Francës dhe Paraguait, e parashikuar të luhet sonte nga ora , mund të shtyhet. Kjo pasi FIFA ka kërkuar një gjë të tillë për shkak të temperaturave ekstreme që janë parashikuar në Filadelfia.

Shërbimi Kombëtar i Motit ka lëshuar një paralajmërim për vapë ekstreme në Filadelfia deri në orën 8 të mbrëmjes. derisa ndeshja luhet në ora 5 të pasditës sipas kohës në Amerikë. Sipas parashikemeve, temperaturat pritet të arrijnë deri në 46 gradë celicius.

Udhëzimet aktuale të FIFA-s për ndeshjet e nxehta thonë se çdo ndeshje mund të shtyhet nëse temperatura e ajrit arrin 32 gradë Celsius. Temperaturat parashikohet të jenë mbi këtë nivel për të shtunën dhe kjo mund të ketë pasoja për lojtarët, zyrtarët dhe tifozët.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot