Krizë karburanti në Rusi, autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të

0%

Mungesa e karburantit ka shkaktuar shqetësim në rajonin rus të Irkutskut, në Siberinë Lindore, duke detyruar autoritetet lokale të bëjnë thirrje për kufizimin e përdorimit të automjeteve.

Kreu i Distriktit Nizhneilimsky, Pavel Berezovsky, u kërkoi banorëve që të mos dalin me automjete, përveç rasteve kur udhëtimi është absolutisht i domosdoshëm, me qëllim që rezervat e kufizuara të karburantit të zgjasin sa më shumë. Ai paralajmëroi se situata është shumë serioze dhe se qytetarët duhet të përgatiten për mundësinë e një mungese edhe më të madhe të benzinës në ditët në vijim.

Edhe një rafineri e madhe ruse e karburanteve ndalon së funksionuari “Imagjinoni një javë të tërë pa benzinë askund në qytet. Atëherë do ta kuptojmë vërtet sa serioze është situata”, tha Berezovsky, duke apeluar për mirëkuptim dhe përdorim të kujdesshëm të karburantit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas autoriteteve lokale, mungesat kanë filluar të ndikojnë në funksionimin normal të transportit dhe të shërbimeve, ndërsa qytetarët janë këshilluar të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të përdorin automjetet vetëm për raste urgjente. Ende nuk është bërë e ditur se kur pritet të normalizohet furnizimi me karburant në këtë rajon të Rusisë.

Burimi: Telegrafi