E ardhmja e Zlatko Daliç në stolin e Kombëtares së Kroacisë mbetet e paqartë, pasi mediat kroate raportojnë se trajneri pritet të marrë një vendim përfundimtar mbi të ardhmen e tij deri të mërkurën.
Sipas të përditshmes ‘Sportske Novosti;, pasi Kroacia është eliminuar nga Kupa e Botës, Daliç është pranë largimit nga posti i përzgjedhësit, duke i dhënë fund një prej periudhave më të suksesshme në historinë e futbollit kroat.
Nëse largimi i tij zyrtarizohet, favoriti kryesor për ta zëvendësuar është ish-trajneri dhe ish-kapiteni i Kroacisë, Slaven Biliq. 56-vjeçari është përmendur si kandidati kryesor për të marrë drejtimin e kombëtares, falë përvojës së tij të madhe si trajner në nivele të ndryshme dhe njohjes së mirë të futbollit kroat.
Daliç mori drejtimin e Kroacisë në vitin 2017 dhe udhëhoqi ekipin drejt arritjeve historike, duke fituar medaljen e argjendtë në Kupën e Botës 2018 në Rusi dhe medaljen e bronztë në Botërorin 2022 në Katar..
