KF Llapi ka arritur marrëveshje me mesfushorin qendror Arlind Maloku, i cili nga sot është zyrtarisht pjesë e familjes bardhekaltër. “24-vjeçari ka nënshkruar kontratë me klubin deri në verën e vitit 2029, duke iu bashkuar projektit të klubit për sezonet në vazhdim. Maloku transferohet nga Deçiqi i Tuzit, me të cilin ekip regjistroi 14 paraqitje zyrtare.
Më herët ai ishte pjesë e FC Feronikeli 74, ku zhvilloi 27 ndeshje, duke dëshmuar cilësitë e tij në repartin e mesfushës” , ka njoftuar KF Llapi.
