Marine Le Pen do të apelojë dënimin në gjykatën më të lartë të

0%

Liderja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen tha se do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të Francës vitin e ardhshëm, disa orë pasi një gjykatë apeli në Paris mbështeti dënimin e saj për keqpërdorim të fondeve të Bashkimit Evropian. Gjykata ia hoqi ndalimin për kandidim për poste të zgjedhura.

Megjithatë, vendosi që ajo duhet të mbajë një byzylyk elektronik në kyçin e këmbës për një vit, gjë për të cilën Le Pen theksoi se do ta linte jashtë kandidimit për shkak se do t’i vështirësonte fushatën dhe do të dëmtonte besueshmërinë e saj.

Por Le Pen ka ndryshuar qëndrim pasi në një intervistë për televizionin francez TF1 ⁠TV, ajo njoftoi se do të ishte “kandidate në zgjedhjet presidenciale” dhe se populli francez do të kishte fjalën e fundit. 57 vjeçarja shtoi se do ta apelonte vendimin në gjykatën më të lartë të Francës, Gjykata e Kasacionit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Derisa kjo gjykatë të jepte vendimin e saj, ajo tha se nuk do të kishte nevojë të mbante një byzylyk elektronik gjatë fushatës. “Apeli në gjykatën e Kasacionit pezullon efektet e vendimit, kështu që unë do të bëj fushatë pa një byzylyk elektronik në kyçin e këmbës”, tha ajo për TF1. “Ky veprim, shtoi ajo, do t’u lejonte votuesve “fjalën e fundit”.

Le Pen, e cila ka kandiduar tri herë për presidente në Francë, iu ndalua të mbante poste publike për pesë vjet në mars të vitit të kaluar, pasi një gjykatë e shpalli fajtore për përvetësim të 1.4 milion eurove nga paratë e Parlamentit Europian për të punësuar dy anëtarë të lartë të partisë së saj, të njohur atëherë si Fronti Kombëtar, si asistentë parlamentarë.

Ligjvënësve të BE-së u ofrohen fonde për të mbuluar shpenzimet dhe pagat e asistentëve parlamentarë, por nuk lejohen t’i përdorin ato për aktivitete partiake. Hetuesit thanë se më vonë zbuluan se këto punësime të bëra midis viteve 2004 dhe 2016 nuk ishin raste të izoluara, por pjesë e një sistemi më të gjerë “punësh të rreme”.

Le Pen, e cila u rendit e dyta pas Presidentit Emmanuel Macron në vitin 2017 dhe përsëri në vitin 2022, u dënua me katër vjet burg, dy nga të cilat u pezulluan, dhe një gjobë prej 100,000 eurosh. Ajo u lejua të vuajë dy dënimet e tjera në arrest në shtëpi dhe byzylyk elektronik.

Burimi: Bota Sot