Sekretari i Mbrojtjes së SHBA anulon vizitën e planifikuar në Izrael

0%

Gazeta izraelite Haaretz ka raportuar se Pete Hegseth, sekretari i mbrojtjes i SHBA-së, ka anuluar një udhëtim të planifikuar në Izrael , ndërsa dhuna përshkallëzohet në Lindjen e Mesme. Sipas njoftimeve, Hegseth pritej të takohej me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministrin e mbrojtjes Israel Katz .

Ky do të kishte qenë udhëtimi i tij i parë në vend si sekretar i mbrojtjes i SHBA-së, shkruan Abcnews.al. CNN ishte ai që raportoi i pari për vizitën, tha se ajo u anulua këtë mëngjes edhe pse përgatitjet kishin filluar tashmë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com