Lituania i hap rrugë instalimit të armëve bërthamore në vend,

0%

Presidenti lituanez, Gitanas Nauseda, tha të enjten se kishte mbështetje “praktikisht unanime” midis udhëheqësve të partive për t’i dhënë fund ndalimit të armëve bërthamore në vend. Ai deklaroi se neni 137, tashmë i vjetruar sipas tij, duhet të shfuqizohej. “Mendimet ishin praktikisht unanime.

Pothuajse të gjithë udhëheqësit e fraksioneve parlamentare shprehën pikëpamjen se Neni 137 është bërë i vjetëruar dhe jo thjesht duhet të ndryshohet, por të hiqet”, u tha Nauseda gazetarëve, duke iu referuar nenit të kushtetutës së Lituanisë që ndalon armët bërthamore dhe bazat ushtarake të huaja.

Duke folur pas takimit me udhëheqësit e fraksioneve parlamentare, Nauseda tregoi se legjislatura së shpejti do të kërkojë të ndryshojë legjislacionin. Vilniusi, një aleat i fortë i Ukrainës, ka shprehur më parë interes për të strehuar armë bërthamore amerikane, ndërsa kërkon mjete parandaluese kundër Rusisë fqinje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Lituania u bashkua me NATO-n në vitin 2004 dhe Nauseda tha se udhëheqësit parlamentarë të vendit nuk donin të ishin në një “zonë gri” brenda aleancës ushtarake si një nga vendet e vetme që vazhdon të ndalojë armët bërthamore. Finlanda shfuqizoi një ndalim të ngjashëm qershorin e kaluar. “Sot, 35 vjet më vonë, situata është e ndryshme.

Si anëtarë të NATO-s, ne kemi të drejtën, detyrën dhe dëshirën për të qenë anëtarë të plotë dhe të barabartë të NATO-s. Mjeti kryesor i parandalimit është parandalimi bërthamor” , tha Juozas Olekas, kryetari i parlamentit të Lituanisë. Financial Times raportoi më parë se SHBA-të kishin diskutuar vendosjen e kokave bërthamore në vendet në krahun lindor të NATO-s.

Armët bërthamore amerikane aktualisht ruhen në baza ushtarake në Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani, Itali, Turqi, Belgjikë dhe Holandë.

Burimi: Bota Sot