​Kurti priti delegacionin e iniciativës America250: Biseduam për se

0%

Kryeministri në detyrë Albin Kurti priti delegacionin e iniciativës America250, një projekt dypartiak i themeluar nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Delegacioni përbëhej nga personalitete të shquara të akademisë, politikës, ushtrisë dhe fushave të tjera, në Kosovë si dhe në ShBA”, bëri të ditur Kurti në Facebook.

“Në një takim të ngrohtë dhe të sinqertë, kemi biseduar për progresin e jashtëzakonshëm të Kosovës gjatë viteve të fundit dhe mënyrat se si mund të bashkëpunojmë për zhvillimin e mëtejshëm të vendit në sektorë të ndryshëm, duke përfshirë politikën e jashtme, energjinë, mbrojtjen dhe sigurinë”, shkroi Kurti.

Postimi i plote: Sot mirëprita në Zyrën e Kryeministrit delegacionin e iniciativës America250, një projekt dypartiak i themeluar nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Delegacioni përbëhej nga personalitete të shquara të akademisë, politikës, ushtrisë dhe fushave të tjera, në Kosovë si dhe në ShBA.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në një takim të ngrohtë dhe të sinqertë, kemi biseduar për progresin e jashtëzakonshëm të Kosovës gjatë viteve të fundit dhe mënyrat se si mund të bashkëpunojmë për zhvillimin e mëtejshëm të vendit në sektorë të ndryshëm, duke përfshirë politikën e jashtme, energjinë, mbrojtjen dhe sigurinë.

Burimi: Bota Sot