Kompania Rajonale “Gjakova” ka njoftuar, se është zbuluar një lidhje ilegale në Krushë të Madhe ku janë evidentuar shkelje të rënda t ë konsumatorit. KRU “Gjakova” gjatë kontrollit në terren për identifikim dhe parandalimin e lidhjeve ilegale dhe keqpërdorimit të ujit të pijshëm në Rajonin e Gjakovës, Rahovecit dhe Prizrenit, zbuloi një lidhje ilegale.
Gjatë inspektimit në Krushë të Madhe, janë konstatuar shkelje të rënda të konsumatorit ku janë evidentuar: Lidhje ilegale para ujëmatësit për vetë-furnizim, duke anashkaluar matjen e konsumit, ndërhyrje të paautorizuara në instalimin e ujëmatësit, dalje të paautorizuara me ventil para ujëmatësit.
Megjithatë, ndaj konsumatorit janë ndërmarr masa ligjore, çdo rast i lidhjeve ilegale do te trajtohet me ndërprerje të menjëhershme të shërbimit dhe me procedura ligjore. “Uji është pasuri e përbashkët. Respektoni rregullat e kyçjes dhe kontribuoni në mbrojtjen e këtij burimi jetik. Ftojmë qytetarët të raportojnë çdo dyshim për lidhje ilegale përmes kanaleve zyrtare të K.R.U.
“Gjakova”, thuhet tutje në njoftim.
