Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Xhafer Raçit, i cili është raportuar si person i humbur. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, Raçi, i lindur më , ka dalë nga shtëpia më , rreth orës , dhe që nga ajo kohë nuk është kthyer më në shtëpi.
Policia ka bërë të ditur se është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për lokalizimin e personit të humbur, ndërsa ka apeluar tek qytetarët që mund të kenë ndonjë informacion për vendndodhjen e tij që ta njoftojnë autoritetet.
“Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve të cilët mund të kenë informacione apo njohuri për vendndodhjen e mundshme të personit të humbur, të lajmërojnë autoritetet policore në stacionin më të afërt të policisë”, thuhet në njoftim.
Qytetarët mund të kontaktojnë Policinë e Kosovës përmes numrit emergjent 192, numrit 038 550 999, si dhe përmes adresës elektronike info@kosovopolice.com . / Telegrafi
