Pusetat e hapura në rrugët e Prishtinës mbesin një problem i madh për sigurinë e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik, shkruan Gazeta Sinjali. Një rast i tillë është evidentuar në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë, ku një pusetë e pambuluar po paraqet rrezik për qytetarët që kalojnë në atë zonë, veçanërisht për drejtuesit e automjeteve.
Sipas pamjeve të siguruara nga Gazeta Sinjali, puseta e cila ndodhet në një pjesë të rrugës në Prishtinë është e pambuluar. Një sinjalizues ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali se kjo gjendje paraqet rrezik edhe për fëmijët, të cilët, sipas tij, mund të bien në këtë pusetë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
