Le Pen do të kandidojë për presidente të Francës në vitin 2027 pas

0%

Kryetarja e partisë franceze të së djathtës ekstreme, Tubimi Kombëtar, Marine Le Pen, tha të martën se do të garojë për presidente të Francës vitin e ardhshëm.

Ajo tha se dënimi nga gjykata, ku përfshihet detyrimi për të mbajtur një byzylyk elektronik, do të pezullohet në pritje të apelit të saj në Gjykatën e Kasacionit, që është gjykata më e lartë franceze, raporton agjencia e lajmeve “Reuters” . “Unë e kam mundësinë e apelimit në Gjykatën e Kasacionit… dhe kjo do t’i pezullojë efektet e vendimit.

Prandaj, unë do të bëj fushatë [në garën për presidente] pa një byzylyk elektronik” – tha ajo. Megjithatë, agjencia “Reuters” thotë se bëhet fjalë për një situatë komplekse dhe pozicioni ligjor i politikanes franceze mund të jetë i paqartë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjykata e Kasacionit më parë ka thënë se do të përpiqet që të marrë një vendim për ndonjë apel përfundimtar nga Le Peni para zgjedhjeve presidenciale, të cilat pritet të mbahen në prill dhe maj të vitit të ardhshëm. Megjithatë, çfarëdo vendimi pak para zgjedhjeve rrezikon që ta pengojë procesin demokratik.

Ekspertët ligjorë po debatojnë për ndikimin e një apeli të mundshëm në Gjykatën e Kasacionit dhe jo të gjithë pajtohen me interpretimin që zonja Le Pen po ia bën situatës së saj. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com