Optimist pavarësisht barazimit

0%

Trajneri i Elbasanit Ivan Gvozdenoviq, ka folur për mediat pas barazimit 1 :1 të verdhebluve karshi BATE Borisov, raundi i parë në Conference League: “Mos të harrojmë BATE Borisov se çfarë rivali është. Pjesa e parë ishte shumë e mirë, pjesa e dytë e mirë. Ne ishim më afër për të fituar me rastet para porte. Gjithçka ishte e hapur, ky nuk është rezultat i keq.

Tani kemi një ndeshje tjetër në transfertë. E gjitha do jetë e hapur deri në sfidën e dytë. E gjitha është 50-50. Kemi të njëjtën cilësi si BATE. Ata kanë avantazhin që po luajnë në kampionat. Jam i kënaqur me afrimet e reja. U larguan 12 lojtarë, nuk ishte pak. Gjithsesi afruam të tjerë, 6 lojtar me shumë cilësi. E gjitha ka të bëjë me kohën, pra se sa bashkëpunojmë me njëri-tjetrin”.

Jam i kënaqur me afrimet e reja. U larguan 12 lojtarë, nuk ishte pak. Gjithsesi afruam të tjerë, 6 lojtar me shumë cilësi. E gjitha ka të bëjë me kohën, pra se sa bashkëpunojmë me njëri-tjetrin”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot