Largimi i të rinjve nga Kosova/ Eksperti Bellaqa: Një pjesë e madhe e të rinjve në Kosovë janë të arsimuar dhe të përgatitur profesionalisht

0%

Eksperti i ekonomisë, Jakup Bellaqa, ka theksuar se arsyet kryesore të largimit të të rinjve nga Kosova janë të natyrës ekonomike dhe mungesa e stabilitetit në punësim. Sipas tij, “të rinjtë tanë po largohen sepse nuk ka qëndrueshmëri ekonomike dhe mungon siguria në tregun e punës”.

Bellaqa ka shtuar se një pjesë e madhe e të rinjve në Kosovë janë të arsimuar dhe të përgatitur profesionalisht. “Të rinjtë tanë një pjesë e tyre janë të përgatitur me studime superiore, kanë njohuri të gjuhës angleze dhe të tjera, si dhe aftësi kompjuterike dhe interneti”, ka thënë ai pwr ‘Bota sot’. Megjithatë, ai thekson se mungojnë kushtet për përvojë praktike në bizneset vendore.

Jakup Bellaqa “Do të duhej të krijoheshin kushte që ata të kryenin edhe përvoja praktike në bizneset e Kosovës, në mënyrë që të jenë të përgatitur për tregun e punës dhe të krijojnë jetën e tyre socio-ekonomike, si të punësuar apo edhe si punëdhënës” , është shprehur Bellaqa. Duke folur për integrimin e të rinjve jashtë vendit, ai ka vlerësuar se ata përshtaten lehtë në tregjet e huaja.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“A mund të integrohen të rinjtë lehtë jashtë Kosovës? Sigurisht që po, sepse ata janë të arsimuar dhe të përgatitur për tregun e punës dhe u ofrojnë punëdhënësve produktivitet si në ekonominë e prekshme ashtu edhe në atë të paprekshme” , ka deklaruar ai. Sipas Bellaqës, kjo përgatitje u mundëson atyre të përmbushin standardet evropiane të punës.

“Në këtë rast, puna e tyre sjell përfitime të mëdha ekonomike dhe sociale, duke siguruar mirëqenie për veten dhe familjet e tyre”, ka përfunduar eksperti i ekonomisë.

Burimi: Bota Sot