Lobi Rajonal i Grave në Evropën Juglindore (RWLSEE) ka organizuar Konferencën Rajonale të Dialogut për Paqen me titull “Ndërtimi i Paqes: Gratë Udhëheqin Pajtimin në Ballkanin Perëndimor” me mbështetjen e UNMIK-ut, më 29- në Prishtinë, Kosovë.
Konferenca trajtoi pajtimin si një sfidë urgjente dhe të pazgjidhur, brishtësinë e proceseve të paqes dhe nën-përfaqësimin e grave në udhëheqje, vendimmarrje, procese formale të paqes në Ballkanin Perëndimor.
Konferenca mblodhi së bashku gra dhe gra të reja udhëheqëse të politikës, parlamentare, ndërtuese të paqes, aktiviste të shoqërisë civile, ekspertë, nga të shtatë vendet e fokusuara, nga Kroacia, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut dhe përfaqësimin ndërkombëtar, partnerin donator UNMIK, organizatat ndërkombëtare dhe ambasadorët në Kosovë.
Konferenca ofroi një platformë strategjike përmes dialogut shumëdimensional: dialog ndërkufitar, ndëretnik dhe ndërbrezash.
Qëllimi i Konferencës ishte ndërtimi i paqes së qëndrueshme dhe i së ardhmes evropiane të rajonit pas konflikteve në Ballkanit Perëndimor përmes forcimit të pajtimit ndëretnik, ndërtimit të besimit, drejtësisë tranzicionale, bashkëpunimit rajonal, marrëdhënieve dypalëshe, fuqizimit të grave, ndërtimit gjithëpërfshirës të paqes si një mënyrë për ta çuar rajonin nga një gjendje e brishtë në një paqe të qëndrueshme dhe një të ardhme evropiane me rolin qendror të grave.
Pjesëmarrësit, me një qasje të hapur dhe vizionare, u angazhuan në një diskutim të gjallë brenda dialogut shumëdimensional, në përpjekjet për të kapërcyer trashëgiminë e konflikteve, për të kapërcyer ndasitë, për të refuzuar narrativat polarizuese të së kaluarës, për të shëruar plagët e luftës, për të kërkuar drejtësi ndërkombëtare për gratë që i mbijetuan dhunës seksuale në konflikte dhe për reparacione në rajonin tonë.
Në një atmosferë konstruktive dhe me përkushtim paqësor, gratë në të gjithë Ballkanin Perëndimor, të bashkuara, kërkuan drejtësi të vërtetë, pajtim të vërtetë dhe përfshirje kuptimplote në ndërtimin e paqes rajonale, ato kritikuan faktin se proceset e paqes të dominuar nga burrat shpesh e kanë hequr pajtimin nga marrëveshjet e paqes si dhe kërkuan një qasje të informuar nga të mbijetuarat ndaj drejtësisë tranzicionale dhe ndërtimit të demokracisë dhe shteteve me barazi gjinore.
Ato gjithashtu i bënë thirrje BE-së që ta bëjë pajtimin si kriter të domosdoshëm për integrimin evropian të shteteve aspirante. Ato gjithashtu pohuan se ka ardhur koha për udhëheqjen nga gratë, duke qenë se bota e sotme që është më pak e sigurt dhe paqësore nën udhëheqjen e burrave.
Konferenca u hap nga Edita Tahiri, ish-zëvendëskryeministre dhe kryenegociatore e Kosovës dhe Kryetare e RWLSEE, e ndjekur nga folësit kryesorë, Peter N. Due, Përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm në Kosovë dhe Shef i UNMIK-ut dhe Përparim Rama, Kryetar i Komunës së Prishtinës.
Edita Tahiri i dëshiroi mirëseardhje pjesëmarrëseve dhe shprehu kënaqësinë e saj për hapjen e Konferencës Rajonale të Dialogut për Paqe, duke thënë se kjo Konferencë është e rëndësishme dhe në kohën e duhur për paqen e qëndrueshme, gratë, paqen, sigurinë, stabilitetin dhe barazinë.
Së bashku mund të ndërtojmë paqen, barazinë gjinore dhe pajtimin etnik për një të ardhme më të mirë, evropiane dhe euroatlantike për Kosovën dhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimor, në rajonin tonë që kaloi nëpër luftëra tragjike, pasojat e të cilave ende i vuajmë, por angazhimi ynë për të kapërcyer këto pasoja dhe për të ndërtuar një të ardhme të ndritur është i nevojshëm dhe duhet ta bëjmë.
Bashkëjetesa në demokraci dhe pajtimi ndëretnik janë vlera paqeje dhe vlera evropiane, ndërsa prania e grave në vendimmarrje dhe udhëheqje siguron qeverisje demokratike dhe një të ardhme të drejtë, paqësore, të begatë dhe evropiane. Peter N.
Due, folësi kryesor i konferencës në fjalën e tij tha se marrëdhëniet ndëretnike dhe pajtimi etnik janë thelbësore për ndërtimin e një paqeje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme, e cila nuk është e lehtë, por është e mundur.
Ndërsa vlerësoi rolin e grave dhe vajzave në forcimin e paqes, besimit midis komuniteteve, kohezionit social dhe bashkëpunimit rajonal për një të ardhme më të mirë, ai gjithashtu vlerësoi iniciativën rajonale të Lobit Rajonal të Grave ne Evropën Juglindore (RWLSEE) për ndërtimin e paqes dhe fuqizimin e grave, duke thënë më tej se gratë janë jetësore në promovimin e paqes dhe forcimi i pajtimit forcon themelet për paqe të qëndrueshme dhe një të ardhme më të barabartë.
Përparim Rama, Kryetar i Komunës së Prishtinës, folës kryesor në konferencë, në fjalën e tij tha se Gratë nuk janë vetëm pjesë e ndryshimit; ato janë forca që ndërton besim, krijon mundësi dhe i jep drejtim të ardhmes dhe se ai mbështet përpjekjet për paqe, pajtimin e nevojshëm në të gjithë rajonin për një të ardhme të ndritur, ndërsa theksoi rëndësinë e rolit të grave në proceset e paqes, sigurisë dhe stabilitetit, duke theksuar se ai si kryetar i Komunës po i jep mbështetje barazisë gjinore në administrimin e komunës.
Konferenca vazhdoi punën në katër panele ku folëse dhe diskutimet u përqendruan posaçërisht në trajtimin e sfidave dhe tejkalimin e tyre në kuadër të temave të paneleve, të përcaktuara në Axhendën e Konferencës .
Në ditën e dytë të Konferencës u zhvillua dialogu ndërgjeneracional përmes gjashtë seminareve edukative të titulluara “Formësimi i Paqes Së Bashku”, të përqendruara në bashkëpunimin ndërgjeneracional dhe fuqizimin e të rinjve përmes qëllimit të avancimit të axhendave të Grave, Paqes dhe Sigurisë (WPS) dhe të Rinjve, Paqes dhe Sigurisë (YPS).
Kjo platformë edukative për ndërtimin e paqes u ofrua nga Akademia Rajonale e Grave për Ndërmjetësim dhe Lidership (RAWLM) me lektorë me përvojë, gra udhëheqëse me përvojë nga rajoni dhe ekspertë ndërkombëtarë.
Konferenca Rajonale përfundoi punimet jo vetëm me njohuri të reja, por me lidhje më të forta rajonale, besim të ripërtërirë dhe një përkushtim të qartë se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor do të formësohet nga udhëheqës që zgjedhin bashkëpunimin mbi ndasitë.
Pjesëmarrësës në Konferencë: Edita Tahiri, Peter N Due, Perparim Rama, Aida Cipi, Adlije Muzaqi, Ajla Pasalic, Alba Jakupi, Alenka Verbole, Alta Azizi Haluci, Antigona Qitaku, Arbnore, Anja Jakoc, Bunjaku, Ariana Musli Shoshi, Arberesha Dedinja, Arjeta Rexhaj, Burbuqe Brahimi, Danijela Barisic, Diana Cekaj-Berisha, Diona Hoxha, Dusica Todorova, Edlira Cerkezi, Eliesa Plakolli, Eliza Hoxha,Eriona Hoti, Ermira Mehmeti, Gentiana Zeqiri, Gerard McGurk, Gordana Comic, Gordana Djoric, Hykmete Bajrami, Irina Pockova, Jelena Banjac, Jelena Markovic, Jelena Stankovic, Katarina Adjancic, Katerina Selamovska, Kushtrim Koliqi, L, Liridona Beqiri, Maïliss Deconche, Memnuna Zvizdic, Milena Radenkovic, Miranda Mullafazliu, Miranda Shala, Nada Drobnjak, Nada Perovic, Nargis Azizova, Natalia Andrea Peral Maccaroni, Nevenka Rikalo, Nina Suomalainen, Olivera Milosevic, Oumou Diawara, Petrit Malaj, Rita Musa, Rine Abrashi, Rozafa Ukimeraj, Ruzica Simic, Sala Berisha Shala, Savka Todorovska, Selina Pasuri, Shpat Balaj, Shpresa Muharremi, Slavica Strikovic, Snezana Jakovljevic, Sonja Biserko, Stephen O’Malley, Time Kadrijaj, Tim Ozbolt, trina Hoti, Valentina Hoti, Veprore Shehu, Vesna Skare-Ozbolt, Vesna Stajic, Visare Berisha-Shabani, Vjollca Berisha, Valbona Noli, Xhevahire Izmaku