Kombëtarja e Kosovës U18 sfidon sot Greqinë

0%

Vazhdon rrugëtimi i Kombëtares së Kosovës U18 (meshkujt) në Kampionatin Ballkanik të Volejbollit që po zhvillohet në Podgoricë. Pas përfundimit të fazës së grupeve, “Dardanët” zbresin sot në parket nga ora për t’u ballafaquar me Kombëtaren e Greqisë.

Kjo ndeshje është e vlefshme për fazën e plasmanit, ku Kosova synon të sigurojë një pozicion sa më të lartë, në rangimin nga pozita e 5-të deri te e 8-ta. Pas sfidave të para, kombëtarja synon të tregojë lojë dinjitoze dhe të luftojë maksimalisht për çdo pikë në këtë përballje të rëndësishme.

Burimi: Bota Sot