Komandanti i KFOR-it takon kryetarin e Zveçanit, flasin për situatën

0%

Komandanti i Komandës Rajonale Lindje të KFOR-it, kolonel Sam Sargeant, ëdhtë takuar me kryetarin e Komunës së Zveçanit, Dragisha Miloviq, në ambientet e komunës. Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook thuhet se takimi u mbajt si pjesë e angazhimit të rregullt të KFOR-it me udhëheqësit vendorë. Diskutimet u përqendruan në situatën e sigurisë dhe çështjet që prekin komunën.

Kolonel Sargeant nënvizoi angazhimin e KFOR-it për të punuar ngushtë me institucionet vendore për të forcuar bashkëpunimin dhe për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në një mënyrë të paanshme dhe transparente. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com