Haradinaj kujton vëllezërit Bytyqi: Dhimbja e familjes së tyre është

0%

Ish-kryetari i Aleancës ka përkujtuar vëllezërit Agron, Yll dhe Mehmet Bytyqi, shtetas amerikanë që lanë jetën në ShBA për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në një postim përkujtues, ai ka shprehur respekt dhe mirënjohje për sakrificën e vëllezërve Bytyqi.

Postimi i plotë: Agron, Yll dhe Mehmet Bytyqi, shtetas amerikanë, kishin lënë ëndrrën amerikane për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare në kohën më vendimtare për Atdheun. Sot e çdo ditë, ndajmë dhembjen dhe krenarinë me familjen Bytyqi, me bacën Ahmet, zonjën Bahrije dhe bashkëluftëtarët e “Atlantikut”.

Dhembja e tyre është dhembja jonë, ndërsa krenaria për djemtë e tyre është krenari për mbarë kombin. Lavdi jetës dhe veprës së tyre!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot