Një moment i veçantë gjatë një takimi diplomatik mes presidentit francez Emmanuel Macron dhe Zonjës së Parë të Turqisë, Emine Erdogan, ka tërhequr vëmendjen e madhe të përdoruesve në rrjetet sociale. Në një video të shpërndarë gjerësisht online, shihet Macron duke iu afruar presidentit turk Recep Tayyip Erdogan dhe bashkëshortes së tij gjatë një përshëndetjeje zyrtare.
Në një moment, presidenti francez përkulet drejt Emine Erdoganit, veprim që disa përdorues e interpretuan si përpjekje për t’i puthur dorën. Megjithatë, në video shihet se Emine Erdogan e tërheq dorën menjëherë, ndërsa përshëndetja vazhdon pa ndonjë incident të mëtejshëm. Pamjet janë bërë virale dhe kanë nxitur diskutime të shumta në internet.
Disa komentues e kanë cilësuar situatën si një moment të pazakontë diplomatik, ndërsa të tjerë kanë vlerësuar se nga një video e shkurtër nuk mund të përcaktohet me siguri qëllimi i saktë i gjestit të Macronit. Reagimi i qetë i Emine Erdoganit ka qenë një nga elementet që ka marrë më shumë vëmendje, me shumë përdorues që kanë komentuar mënyrën e saj të trajtimit të situatës.
Rasti ka rikthyer në vëmendje rëndësinë e dallimeve kulturore dhe të protokollit në takimet ndërkombëtare, ku edhe gjestet më të vogla shpesh bëhen objekt interpretimesh publike. Fransa Cumhurbaşkanı Macron, eşiyle birlikte resepsiyon ve akşam yemeğine katılmak üzere Cumhurbaşkanlığı Külliyesi’ne geldi. Macron, Emine Erdoğan’ın elini öpmeye çalıştı.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
