Babai i Jordan zbulon detaje të lëndimit të lojtarit

0%

Mesfushori i Anglisë, Jordan Henderson, ka pësuar një lëndim të rëndë në krah pas fitores dramatike 322 ndaj Meksikës në Botëror, duke thyer radiusin e dorës së majtë pas një aksidenti gjatë festimeve me tifozët. Anglia siguroi kualifikimin në çerekfinale falë dy golave të Jude Bellingham dhe një penalltie të realizuar nga Harry Kane, por festa u zbeh nga lëndimi i Hendersonit.

Mesfushori u rrëzua teksa po kalonte një tabelë reklamuese për të festuar me tifozët anglezë, duke rënë në mënyrë të pafat mbi dorën e majtë dhe duke pësuar thyerje të rëndë. Babai i futbollistit, Brian Henderson, deklaroi se dëmtimi është shumë serioz, por theksoi se djali i tij do të mbetet me përfaqësuesen angleze deri në përfundim të turneut.

“Në fillim mendova vetëm se ishte rrëzuar dhe ndoshta kishte gërvishtur kyçin e dorës. Nuk e kisha idenë se ishte aq serioze derisa po shikoja intervistën e Harry Kane dhe pashë Jordanin duke kaluar me barelë. E pashë me oksigjen dhe pajisje mjekësore. Menjëherë kontaktova me ndihmësen e tij për të mësuar se çfarë kishte ndodhur. Kam qëndruar zgjuar gjithë natën duke pritur lajme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Tani është vetëm çështje kohe”, tha Henderson. Sipas tij, dëmtimi është i rëndë. “Është parakrahu i majtë, ia ka copëtuar plotësisht. Do të mbajë gips dhe më pas gjithçka do të varet nga ajo që do të thonë specialistët. Ai nuk do t’i lërë bashkëlojtarët e tij. Do të qëndrojë me ekipin deri në fund të turneut”, u shpreh Henderson.

Në reagimin e tij të parë pas aksidentit, Jordan Henderson falënderoi tifozët për mbështetjen dhe lavdëroi paraqitjen e Anglisë. “Ishte një natë që do ta kujtojmë gjatë. Një paraqitje e jashtëzakonshme përballë të gjitha sfidave. Jam krenar që jam pjesë e këtij ekipi të veçantë. Faleminderit për gjithë mbështetjen, na pret edhe një ndeshje e madhe të shtunën”, shkroi Henderson.

Edhe mbrojtësi anglez Marc Guehi konfirmoi se gjendja e Hendersonit është përmirësuar. “Hendo është mirë. Sot është në gjendje më të mirë sesa ishte dje. Ishte një moment i frikshëm për të, familjen e tij dhe për të gjithë ne, por jemi të lumtur që tashmë është në rrugën e rikuperimit të shpejtë”, deklaroi Guehi.

Ish-kapiteni i Liverpoolit, i cili tani luan për Brentford, u largua nga fusha me barelë dhe iu dha oksigjen, ndërsa tani do të humbasë pjesën e mbetur të fushatës së Anglisë në Kupën e Botës pasi i duhet një ndërhyrje kirurgjikale.

Burimi: Bota Sot