Zana Spahiu, Hysen Hundozi, Arbër Geci, Antigona Baxhaku, Nexhmedin Spahiu dhe Lorik Arifaj janë kandidatët për pozitën e drejtorit gjeneral të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK). Lista zyrtare e kandidatëve për pozitën e drejtorit gjeneral u bë e ditur në mbledhjen e sotme të bordit () pas përfundimit të shqyrtimit të dokumentacionit. Këta kandidatë do të thirren për intervistim.
Në mbledhjen e Bordit të RTK-së më ka nisur shqyrtimi dhe hapja e aplikacioneve për drejtor gjeneral të transmetuesit publik. Në këtë mbledhje anëtarët e bordit kanë shqyrtuar dokumentacionin të cilët kandidatët e kanë dorëzuar sipas konkursit të shpallur.
Kandidatëve të cilët u kanë munguar disa nga dokumentet siç janë, kopja e letërnjoftimit, noterizimi i diplomës apo CV-ja, iu është dhënë mundësia e kompletimit të dokumentacionit deri më sot, . Bordi i RTK-së në mbledhjen e miratoi shpalljen e konkursit për drejtor të përgjithshëm të Radio Televizionit të Kosovës me mandat të plotë, 3 vjeçar.
Data e fundit për aplikim për të interesuarit ka qenë der më, deri në ora . Mënyra e aplikimit ka qenë vetëm përmes dorëzimit në formë fizike të dokumentacionit në një zarf të mbyllur.
Dokumentet e nevojshme për aplikim janë: formulari për aplikim, CV-ja, dëshmitë e kualifikimit universitar, një kopje e letërnjoftimit ose pasaportës valide, dëshmitë e përvojës së punës profesionale prej tetë viteve, prej të cilave pesë vite përvojë të menaxhimit të mediave apo fushave të tjera relevante, dy letra referuese profesionale, certifikata që dëshmon se aplikuesi nuk është nën hetime dhe certifikata që dëshmon se aplikuesi nuk është dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale sipas kritereve të konkursit.
Si kërkesë specifike e konkursit është dorëzimi i edhe një Koncepti Strategjik për zhvillimin e RTK-së si transmetues publik. Pozita e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së që nga korriku i vitit 2024 është mbajtur me ushtrues detyre. Shkumbin Ahmetxhekaj më ishte emëruar ushtrues detyre i drejtorit, e më pas përmes një konkursi, me ishte emëruar drejtor i përgjithshëm i RTK-së.
Dy vite më pas, përkatësisht në majin e vitit 2024, Ahmetxhekaj kishte paraqitur dorëheqjen e tij të cilën e kishte quajtur si dorëheqje pas presionit politik. Në korrikun e vitit 2024 ushtruese detyre e drejtoreshës së RTK-së u emërua Zana Spahiu, e cila pas një muaji dha dorëheqje nga kjo pozitë.
Pas Spahiut, ushtrues detyre i drejtorit të RTK-së u emërua Hysen Hundozi, i cili e mbajti këtë pozitë deri në maj të 2026-tës kur bordi i RTK-së u funksionalizua me anëtarët e rinj.
Më KALLXO.com kishte raportuar se si bordi i Radiotelevizionit të Kosovës, i cili ishte jofunksional, ia kishte vazhduar mandatin ushtruesit të detyrës së drejtorit të përgjithshëm, Hysen Hundozit, mandati i të cilit kishte përfunduar në maj të 2025-tës. Hundozi ishte emëruar u.d. drejtor i përgjithshëm i RTK-së në tetor të 2024-tës nga bordi i RTK-së me mandat gjashtë muaj.
Në maj të 2026-tës bordi emëroi për herë të dytë ushtruese të detyrës së drejtoreshës së RTK-së Zana Spahiun. Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur më anëtarët nga komuniteti shqiptar të bordit të RTK-së, ndërsa ata të komuniteteve joshumicë nuk morën vota të mjaftueshme për anëtarë të këtij bordi dhe konkursi për ta do të përsëritet.
Vota të mjaftueshme për anëtarë të bordit nga radhët e komunitetit shqiptar morën Valmirë Thaqi (me mandat 4-vjeçar), Flokart Aliu (2 vjet), Gëzim Brahaj (2 vjet), Xheraldina Cërnobregu (3 vjet), Fatmir Podrimaj (4 vjet) dhe Ilirjan Himaj (3 vjet).
Nga dhjetori i 2024-tës, bordi i RTK-së ishte jofunksional për shkak të përfundimit të mandatit të disa prej anëtarëve, dorëheqjes të disa prej tyre dhe pamundësisë për t’u zgjedhur në Kuvendin e Kosovës për shkak të zgjedhjeve qendrore dhe situatës politike në vend.
Që nga dhjetori i 2024-tës e deri më bordi i RTK-së në mungesë të kuorumit nuk ka mbajtur mbledhje pasi kishin mbetur si anëtarë vetëm nënkryetari, Dardan Beqiri, dhe anëtarët Ilir Bytyqi dhe Radojica Mrdjinac.
