Ballkani i Therandës kthehet me rezultat të mirë nga Uellsi, duke luajtur baras (0:0) me Connahs Q, në ndeshjen e rrethit parë të kualifikimeve të Conference League në futboll. Skuadra nga Theranda ka arritur rezultat të mirë për ndeshjen e kthimit. Ndeshja u karakterizua me rivalitet, ndërsa sulmuesit nuk e patën mbrëmjen e tyre.
Connahs Q – Ballkani 0:0 Kartona të verdhë: West, Jones, Murray – Serebe, Deliu. Connahs Q.: Renshaw, Ferguson, Jones, Cowan, Flynn, Murray, Sharif, West, Stone (Hughes 89’), Franklin (Mehasseb 89’) dhe Woodcock.
Ballkani: Golluboviq, Vokrri, Batarelo, Halili (Jashanica 86’), Dosso, Domgjoni (Dobratiqi 86’), Kuç (Deliu 65’), Shabanaxhoviq, Diene, Klinaku (Giovanni 65’) dhe Serebe (Ismajlgeci (75’).
