Jennifer Lopez tërhoqi gjithë vëmendjen me një fustan-blazer me temina dhe dekolte të thellë, ndërsa vazhdoi paradën e saj të modës në Paris të mërkurën. Këngëtarja dhe aktorja 56-vjeçare u shfaq me një paraqitje të guximshme dhe të stolisur me gurë dekorativë, teksa mori pjesë në shfaqjen e stilistit Zuhair Murad në kuadër të Javës së Modës në Paris.
Më herët gjatë ditës, Jennifer ishte shfaqur me një kombinezon gri elegant, ndërsa largohej nga provat për sfilatën e stilistit. Ajo e kompletoi pamjen glamuroze me taka të larta me platformë dhe një çantë dore gri. Jennifer Lopez Të martën në mbrëmje, Jennifer ishte një nga figurat më të spikatura në festimet e Javës së Modës Haute Couture në kryeqytetin francez.
JLo mahniti me një fustan të bardhë pa rripa, të zbukuruar me pupla, që vinte në pah format e saj të famshme. Dalja e saj vjen pasi ajo publikoi në Instagram disa fotografi me fustanin mbresëlënës që kishte veshur në dasmën e Taylor Swift dhe Travis Kelce, e mbajtur të premten në mbrëmje në Madison Square Garden.
Artistja shumëdimensionale ndau disa imazhe të fustanit të frymëzuar nga stili i Audrey Hepburn, ndërsa postimin e shoqëroi vetëm me një emoji të një gote shampanje. Jennifer Lopez Jennifer Lopez
