Haxhiu dekoron me medalje presidenciale ushtarake atasheun amerikan

0%

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e ka dekoruar me medaljen presidenciale ushtarake kolonelin A. J. Berg, në shenjë vlerësimi për kontributin e tij në forcimin e partneritetit strategjik dhe bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Në përfundim të mandatit të tij si Atashe i Mbrojtjes i ShBA-së në Kosovë, e falënderova për angazhimin e tij të palëkundur në mbështetjen e zhvillimit dhe modernizimit të FSK-së, avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe thellimin e marrëdhënieve në fushën e mbrojtjes mes dy vendeve tona”- Në këtë ceremoni morën pjesë edhe e ngarkuara me punë e SHBA-së në Kosovë, Annu Prattipati, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Bashkim Jashari.

Pas kësaj dekorate, Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka shprehur nderimin e saj. “Ndihemi të nderuar që Atasheu ynë i Mbrojtjes, Kolonel AJ Berg, njihet për shërbimin e tij në Kosovë dhe kontributet e ekipit të tij në bashkëpunimin mbrojtës SHBA-Kosovë. Jemi mirënjohës për këtë njohje të shquar dhe partneritetin e vazhdueshëm”- shkruan

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Kallxo