Sulmuesi beratas Aldrit Oshafi, i ka dhënë fund bashkëpunimit me ekipin e Flamurtarit. Së funmdi, 26-vjeçari ka vendosur t’i bashkohet Pogon Grodzisk Mazowiecki në ligën e dytë të Polonisë. Në edicionin 2025-2026, Oshafi zhvilloi 31 paraqitje me Flamurtarin e Vlorës në Superiore, e përkthyer me 2 gola dhe 4 asiste.
Arritja më e madhe e qendërsulmuesit përkon me edicionin 2020-2021, ku fitoi titullin në Superioren dhe Superkupën e Shqipërisë te Teuta, periudhë kur ekipi durrsak kishte trajner Edi Martinin.
