“Babën dhe vëllaun i ka prekë pak, djalin e ka mytë n’vend”, flet

0%

Urim Ndrecaj, bashkëfshatari i Fatlind Bajselmanit që u godit për vdekje nga rrufeja dje në Suharekë, ka rrëfyer se si ndodhi ngjarja tragjike. Ai tha se tashmë i ndjeri kishte qenë me babain dhe vëllanë në pyll kur i kishte zënë moti i lig. “Për fat të keq kanë qenë në pyll djemtë, ka qenë me babë edhe me gjithë vëlla.

Aty i ka nxanë shiu, një shi shumë i madh, edhe papritmas, vetëtima ka gjujtë edhe e ka rrokë atë djalin”, ka thënë Ndrecaj për median. “Po edhe babën edhe vëllaun i ka prekë pak por djalin e ka mytë n’vend”. “Kanë ardhë policia, ndihma e shpejtë deri ku kanë mujt me u futë atje, sepse ka qenë zona jo e mirë për policinë, bashkëfshatarët kanë shku me i nxjerrë”.

Burimi: Bota Sot